970×90
970×90

Ramë Vataj: Jemi gati për fitorën e madhe

Ramë Vataj: Jemi gati për fitorën e madhe

Pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, janë mobilizuar të gjitha partinë politike dhe kanë aktivizuar shtabet zgjedhore te tyre. Menjëherë pas thirrjes së kryetarit të PDK-së për formomin e shtabeve zgjedhore, indiferent nuk ka qëndruar as Ramë Vataj i cili dje ka mbledhur kryesinë e tij në Suharekë.

Në pyetjen e Gazetës Projekti, se a është PDK-ja, dega në Suharekë dhe Kryetari i saj Ramë Vataj, gati për zgjedhjet e parakoheshme, Kryetari Ramë Vataj deklaron:

“Pas rikthimit si Kryetar i degës së PDK-së në Suharekë, jam orientuar në rikthimim e shumë ish-anëtarëve që kanë aderuar në partitë të tjera, kemi aderuar në partinë tonë edhe anëtarë që kurrë më parë nuk kanë qenë pjesë e PDK-së. PDK, dega në Suharekë është e gatshme për zgjedhje të parakohëshme, dhe për fitoren e madhe të PDK-së, që përmes saj, Kosovës tja japim  Kadri Veselin për Kryeministër” është shprehur Vataj.

Nder të tjera, Vataj deklaron se PDK-ja, është alternativa e vetme për shtetndertim dhe integrim, pasi kjo është dëshmuar deri me tani dhe se Kosova më shumë se kurr ka nevojë për PDK-në, dhe përmes kësaj, ta jetsojmë “Dekaden e Re” për vendin. 

Related posts