![Rama: Shqipëria në verë do t’i kthehet normalitetit](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2021/03/257FACDD-FFD0-4804-947A-BA1FF4C7DFA2.jpeg)
“Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar”, ishte mesazhi kryesor që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë, këtë të dielë, gjatë një video mesazhi në median sociale, Facebook.
Ai tregoi optimizmin për sigurimin e vaksinave.
Gjithashtu Rama premtoi se deri në verë, Shqipëria do t’i kthehet normalitetit.
Përsa i përket turizmit, kryeministri tha se “Shqipëria do të presë turistë nga e gjithë bota”, teksa bëri me dije se hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese.