970×90
970×90
970×90
970×90

Rama: Porta e tretë nga qielli. Do e marrë në menaxhim Aeroporti i Mynihut sapo të ndërtohet

Rama: Porta e tretë nga qielli. Do e marrë në menaxhim Aeroporti i Mynihut sapo të ndërtohet

Aeroporti i Vlorës/

Ashtu siç ishte paralajmëruar, nisën në Ditën e Flamurit punimet për Aeroportin e ri të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli shpjeguan njëri pas tjetrit  procesin e fillimit dhe si do të vazhdojë puna për ndërtimin e portës së tretë nga qielli të shqiptarëve.

Rama: Aeroportin e Vlorës do e marrë në menaxhim Aeroporti i Mynihut sapo të ndërtohet

Rama: Gëzuar të gjithëve festën e Flamurit, ditën e Pavarësisë. Sot nisim një hap të ri me një mik të mirë, një personalitet i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej popujve dhe prej shumë njerëzve për ato që ka bërë . E falenderoj shumë bacën Behgjet ,sepse kjo për të ardhur deri këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira dhe për dreq qëlloi të ishte një punë që duhej bërë në Vlorë dhe mu desh të përballoja dhe gjithë padurimin e vlonjatëve , se ata janë kampionë për këtë gjë. Nuk ishte e thënë që ky proces të ishte fjollë, se për dreq na u fut në mes dhe pandemia, por ne nuk reshtëm së bëri përpjekje deri sa gjërat erdhën aty ku duhen. Derisa sa erdhi Baca Behgjet. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin e krijuar nga Baca po dhe me një aleancë me aeroportin e Mynyhut.

Është fantastike që aeroporti i Mynyhut vjen në Vlorë e cila garanton jo vetëm një menaxhim të nivelit më të lartë por dhe atë sinergjinë me struktura të tjera, se aeroportet janë si klane familjare sepse nuk mjafton të bësh një infrastrukturë të bukur, por duhet edhe të kesh aleanca që të menaxhosh një numër të madh pasagjerësh. Ky aeroport bëhet porta e tretë, ndër 4 nga qielli që ne duam të hapim, se e 4 është aeroporti sezonal i Sarandës, që do funksionojë në mbështetje të sezonit të pikut. Prandaj ne na duhen 4 aeroporte, se mbase pas 20 vitesh mund të na duhen më shumë.

Ceremonia për fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës/ Pacolli: Do jetë më i bukuri, Rama ka një energji të paparë

Pacollit: I dashur Rama dhe Balluku, faleminderit për fjalët, kam nderin sot të jem këtu në këtë event të rëndësishëm në ditën e madhe të kombit kur në festojmë 109 vjetorin e pavarësisë, dita bëhet dhe më madhështorë. Fillimi i këtij kantieri ka rëndësi të madhe, dhe është një projekt i posaçëm sepse tregon qartë harmonizmin e bashkëpunimit të qeverisë me privatin, është një veprim ekonomik liberal, ku qeveria krijon kushtet që ti sigurojë investitorit infrastrukturën ligjore dhe fizike, dhe investitori vjen dhe pa dyshim nis punën.

Jam i lumtur që jam aktori kryesor i kësaj vepre, se kjo ndodh në vendin tim, unë 20 vitet e fundit gjithmonë jam në Vlorë për të festuar. Jam me kryeministrin qe e preferoj, me energji të paparë , me dashuri për të ndërruar Shqipërinë, ju ja keni dalë, ju përgëzoj, edhe e them me modesti edhe ne kemi të drejtë të kemi një jetë më të mirë për fëmijët tanë, qoftë e mbarë fillimi, dhe ju garantoj se shumë shpejt do të avancojmë dhe ky do jetë aeroporti më i bukur dhe më funksional.

Ministrja Balluku: Aeroporti i Vlorës do të hapë rreth 1 mijë vende pune, përfundon në prill 2024! Nis fluturimet në vitin 2025

“Është gëzim i madh që 109 vjetori i Pavarësisë përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e vendit. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, që synon që të hapë 1000 vende pune, dhe të hapet në prill të vitit 2024 dhe të fillojë fluturimet në 2025”, ka thënë ajo.

Më 20 prill u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.

Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Related posts