Kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk pranon gjykimin se në Shqipëri liria e medias është e rrezikuar.
I ftuar në emisionin Pressing në T7, Rama deklaroi se ai është kundër abuzimeve dhe shpifjeve që media në Shqipëri prodhon për politikën e në veçanti për qeverinë e tij. Rama ka dhënë shembullin e tij duke thënë se në Shqipëri niveli i lirisë së shprehjes ka kaluar çdo limit etik. Madje Rama deklaroi se ai nuk i shkon ‘prapa gazetarëve e pronarëve të medias’ por kur reportërët i dalin përpara, ‘duhet të maten’ me ato që thonë.
Rama: Unë di që niveli i lirisë së shprehjes në Shqipëri ka kaluar çdo limit etik në rradhë të parë, nga ato që mund të përcillet nga mediat. Çdo lloj abuzimi e çdo lloj shpifje e poshtërsie pa asnjë lloj çensure. Më thoni ju mua çfarë ka mbetur pa u thënë në Shqipëri.
Në raport me qëndrimin ndaj gazetarëve, kam qenë përpara unë ndaj gazetarëve që i thotë të bardhës së bardhe dhe të zezës së zezë, sepse jam unë dhe familja ime që përballe me çdo lloj sulmesh që kalojnë çdo cak.
Buzhala: Neve na quajnë kazan, falë jush
Rama: Unë si kam lexuar, por me siguri në portalin tuaj mua mund të më quajnë tradhëtar, Esad Pashë, etj.
Nuk respektoj dot në heshtje, të drejtën që i japin vetes për të më hedhur mua baltë që bie mbi familjen time, njerëzit e mi. Jo vetëm familja ime, por edhe njerëzit që unë besoj. Ju nuk keni të drejtën t’i bombardoni me shpifje, me sajesa, me fabrikime sepse janë përtej çdo caku.
Unë e them dhe këtu mbaron për mua. Unë nuk i kam shkuar mbrapa asnjë gazetari, asnjë pronari medie, por kur më dalin përpara të maten sepse unë do t’i përgjigjem.