Tirana sot ka qenë e blinduar nga qindra forca policie për shkak se pritet të jepet vendimi për 23 të arrestuarit në protestën e rrugës së Kombit.
Që prej ditës së shtunë shqiptarët janë ngritur kundër tarifës së vendosur nga Edi Rama për kalimin në rrugën e Kombit.
Por ndërsa në Tiranë ka tension për shkak edhe të përplasjes së deputetëve të opozitës me policinë, Rama duket tepër i qetë.
Ai është fotografuar në një nga hotelet e Tiranës i ulur në tavolinë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atë të “Nismës”, Fatmir Limaj.
Së bashku me ta ishte i pranishëm edhe kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla. Kujtojmë që dje Rama pati një takim, po në Tiranë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Nuk dihet tema e bisedës, por sot në Tiranë mbahet një takim i eurosocialistëve.