
Çfarë mendojnë shqiptarët për qeverisjen dhe liderët politikë ishte tema në emisionin Top Story, ku për herë të parë u publikuan sondazhet e realizuara nga Eduard Zaloshnja, mbi perceptimin e qytetarëve.
Në njërin prej sondazheve të kryera nga Zaloshnja, kryeministrin Edi Rama rezulton lideri më i pëlqyer i shqiptarëve, duke lëne pas me vota kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Metën.
Në sondazh rezulton se Rama merr 37 për qind të votave, Berisha 21 për qind të tyre, ndërsa Meta vetëm 4 për qind.
Këtë sondazh e mbështeti edhe analisti Skënder Minxhozi i cili tha se Rama mund të fitojë çdo garë me këta dy persona.
Zaloshnja ka informuar se janë kontaktuar 1450 persona me anë të mesazheve për të realizuar anketimin. /tch/