Kryeministri Rama i është drejtuar me një apel të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri për shkak të koronavirusit.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Rama deklaroi se kufiri është i mbyllur dhe i ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që të mos kërkojnë riatdhesimin pasi është e pamundur që Shqipëria të përballojë hapjen e kufijve në kushtet e përhapjes së koronavirusit.
Rama: Mos kërkoni dhe mos tentoni të vini sepse kufiri është i mbyllur. Ne nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe të mbledhim të gjitha bombat këtu ndërkohë që jemi duke iu afruar mesit të kësaj lufte. Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja. Rrini atje ku rrini. Kanë bursat. Të ulen dhe të paguajnë.
Kjo histori që në momentin që lançuam një një mision për ata që ishin në pikën e hallin, mblidhen mijëra telefonat. Ne riatdhesuam 2 mijë persona. Serbia riatdhesoi 400 e ca mijë para masave dhe doli Presidenti i Serbisë dhe tha se jemi të dorëzuar sepse kemi hapur një gropë të madhe.
Patetat dhe pasaportat?
Rama: Kartat e identitetit dhe pasaportat për shkak të luftës janë të vlefshme. Nëse duan të shkojnë edhe me patentë makine dhe tek bankat nuk do të kenë asnjë problem.