Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në fjalimin e tij ka ofenduar Policinë speciale të Kosovës, që mori pjesë në arrestimin e Marko Gjuriq, duke i quajtur “ningja-kornjaça”.
Ai u ka bërë thirrje serbëve për të cilët tha se dëshirojnë t’i bashkëngjiten ushtrisë së Kosovës, duke thënë se “kjo ushtri do të thotë ndërhyrje e sërishme në veri dhe vrasja e vëllait të tyre”.
Ai ka folur rreth takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilin e kanë informuar rreth daljes nga Qeveria e Kosovës dhe se Lista Serbe si përfaqësues i serbëve të Kosovës do të jetë opozitë në Kuvend, pasi që koalicioni më nuk ekziston.