970×90
970×90
970×90
970×90

Raketa niset drejt hapësirës – SpaceX dhe NASA bëjnë fillimin historik

Raketa niset drejt hapësirës – SpaceX dhe NASA bëjnë fillimin historik

SpaceX dhe NASA tanimë kanë bërë realitet atë që po vlerësohet si një fillim historik.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dërgimin e dy astronautëve të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Dhe tanimë Douglas Hurley dhe Bob Behnken kanë “shpërthyer” nga SpaceX Falcon 9, duke u nisur nga Kennedy Space Center në Florida.

“Është e shkëlqyeshme të jesh këtu në Qendrën Hapësinore Kennedy. Ne po dërgojmë edhe një herë astronautët amerikanë, në raketa amerikane, nga toka amerikane. Dhe ky është një moment i madh. Kanë kaluar nëntë vjet që ne kemi pasur këtë mundësi”, citohet të ketë thënë administratori i NASA-s, Jim Bridenstine ndërsa foli për media të martën.

Ndryshe, sipas Euronews, vetëm tri vende kanë futur njerëz në orbitë që nga viti 1961: Rusia, SHBA dhe Kina.

Gjithsesi, SpaceX, e themeluar në vitin 2002 do të ishte kompania e parë private që do të dërgojë njerëzit në orbitë.

Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël.

Presidenti amerikan Donald Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024. 

Related posts