970×90
970×90
970×90
970×90

“Raiffeisen” lidhje të ngushta me Rusinë, SHBA-ja paralajmëron se do t’ia bllokojë transaksionet me dollarë

“Raiffeisen” lidhje të ngushta me Rusinë, SHBA-ja paralajmëron se do t’ia bllokojë transaksionet me dollarë

Raiffeisen Bank International i është tërhequr vërejtja nga Thesari amerikan se qasja e saj në sistemin financiar të SHBA-së mund të bllokohet për shkak të marrëveshjeve me Rusinë.

Agjencia e lajmeve Reuters në një shkrim me burime të afërta me këtë çështje, ka raportuar se më 6 maj, zëvendëssekretari i Thesarit, Wally Adeyemo i ka dërguar letër RBI-së, duke i shprehur shqetësimet për prezencën e Bankës në Rusi dhe për marrëveshjen në vlerë prej 1.5 miliardë dollarëve me oligarkun e sanksionuar rus. Këtë marrëveshje banka e kishte shkëputur, ka thënë një burim i afërt, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak se çështja është private.

Ani pse marrëveshja me Oleg Deripaskan ishte shkëputur nga Raiffeisen pak ditë para se të arrinte letra amerikane, burimet kanë thënë se Thesari vazhdon të mbetet i shqetësuar për bizneset e bankës austriake në Rusi, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Tërheqja e vërejtjes është më e ashpra ndaj një banke të madhe perëndimore në Rusi dhe pason muajt e presionit nga Washingtoni, i cili ka monitoruar bizneset e “Raiffeisenit” në shtet për më shumë se një vit.

Shpërfaqë nivelin e madh të shqetësimit në Washington ani pse banka ka shkëputur marrëveshjen që ka nxitur tensionet me SHBA-në.

Teksa shumë qeveri dhe korporata perëndimore kanë reduktuar ndjeshëm lidhjet me Moskën që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës para dy vjetësh, Austria mbetet në lidhje me Rusinë për shkak të tubave të gazit. Vjena ende shërben si trampolinë për paratë nga Rusia dhe ish-fqinjët sovjetikë.

Reutersi ka raportuar në muajin mars për kundërshtimin e ashpër amerikan ndaj transaksionit mes bankës dhe Deripaskas. Raiffeisen e kishte deklaruar si faturë për zhbllokimin e disa fondeve që i kishin mbetur në Rusi.

Aksionet e Raiffeisenit kanë rënë për 3 për qind dhe është humbësja më e madhe në mesin e bankave evropiane.

Zëdhënësi i Raiffeisen ka deklaruar se banka është tërhequr nga marrëveshja dhe nuk ka hyrë në asnjë transaksion të tillë.

Në letër, Adeyemo, zyrtari i dytë më i lartë i Thesarit amerikan, ka deklaruar se aktivitetet e zgjeruara të Raiffeisenit janë në kontradiktë me garancitë që ka ofruar se do të reduktojë aktivitetet në Rusi.

Adeyemo ia ka tërhequr vërejtjen bankës evropiane se rrezikon që të marrë masa nga Thesari për kufizim të qasjes në sistemin financiar të SHBA-së sepse sjelljet e saj kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare amerikane.

SHBA-ja është rregullatorja më e fuqishme në botë kryesisht për shkak se mund të shkëpusë qasjen e bankave në dollarë, pikë kyçe në financat ndërkombëtare. Humbja e qasjes në dollarë mund ta vendosë një bankë në krizë.

“Raiffeisen” kishte premtuar se do të reduktonte bizneset në Rusi ani pse është kyçe për mijëra kompani, pas presionit nga rregullatorët ndërkombëtar. Mirëpo dy vjet pas luftës në Ukrainë, ka ndryshuar pothuajse pak gjë.

Autoritetet ruse ia kishin bërë të qartë “Raiffeisenit” se do dëshironin që banka të mbetej në Rusi për shkak të pagesave ndërkombëtare.

Related posts