Radio Gunoci i Junikut me seli në Gjermani, ka sjell risi për ndëgjuesit e tij besnik, shkruan Gazeta Projekti.
Kjo radio e cila udhëhiqet nga këngëtari Nezir Gjocaj, ka paraqitur logon e re ku si rezultat i kësaj ka paralajmëruar edhe emisione të reja për ndëgjuesit si dhe një skemë të re programore.
Emisioni i tij i cili transmetohet live në Facebook tashmë ka një shikueshmëri të lartë dhe ndëgjues besnik nga treva të ndryshme shqipfolëse.