
Nga aktivitetet qeveritare e pati pushim. Kështu, kryeministri Albin Kurti, mbrëmjen e së shtunës u morë me parti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mbajti mbledhje me qendrat e partisë, ku u vendosë për të rinisur në fillim të 2022-ës procesin e brendshëm zgjedhor që u ndërpre shkaku i pandemisë dhe zgjedhjeve parlamentare.
Subjekti i cili në zgjedhjet lokale fitoi katër komuna, synon të forcohet nga ky proces i brendshëm.
Që kjo të ndodhë, Gazmir Raci, mendon se VV duhet të bëjë disa ndryshime në këto zgjedhje.
Zgjedhjet e brendshme Vetëvendosje i kishte nisur në shtator të vitit 2020.