970×90
970×90

Ra Agimi

Ra Agimi

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, do të mbahen mend gjatë për dy subjektet kryesore të cilat ishin shendërruar në rival. LDK dhe VV, kjo për faktin se për  herë të parë pas 20 viteve partia e Agim Veliut po e humb pushtetin lokal ndërsa në majet e këtij pushteti po ngjitet partia e Albin Kurtit.

Por, çfarë ndodhi realisht. Në Podujevë po garonte Agim Veliu me Albin Kurtin, jo Bulliqi me Rudarin dhe si rezultat i tillë edhe elektorati kësaj radhe si duket votuan për Albin Kurtin duke bërë që LDK të humb Llapin apo bastionin kryesor të saj  pas 20 viteve. Të kthehemi pak te fillimi i rivalitetit në mes këtyre dy personave. Çdo gjë kishte filluar kur Albin Kurti si kryeministër kishte shkarkuar Veliun nga posti i ministrit dhe si rezultat i kësaj LDK kishte vendosur ta dilte nga koalicioni dhe ta rrëzonte Albin Kurtin nga posti i kryeministrit që nga ajo kohë gara si duket në mes këtyre personave kishte reflektuar edhe për Podujeven ku gjatë fushatës Kurti kishe shkuar vazhdimisht për ti dal ndihmë partisë së tij kundër Veliut. Ajo, çfarë mund të konkretizohet te ndryshimi i pushtetit në Llap është edhe dëshira e madhe për zëvendësim dhe ndryshim ku qytetarët kanë reflektuar dhe do të kenë rastin të shohin një qeverisje tjetër edhe pse 1 vjeçare sepse zgjedhjet e reja do të mbahen në tetorin e vitit të ardhëshem, se a do të mund ta rikthej Agim Veliu dhe LDK pushtetin në Llap, mbetet të shihet. /GazetaProjekti/

Related posts