
Ndonëse shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet e lartë, qytetarët të mllefosur flasin për këtë gjendje. Njëjtë po shprehen edhe në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ata për KosovaPress thonë se 11 vjetori i të bërit shtet, nuk po e gjen vendin, ashtu siç e kanë dëshiruar.Arsimi, shëndetësia, e papunësia janë disa nga sektorët për të cilat Rexhep Kadriu thotë se për këto 11 vjet shtet, do të ishte dashur të avancohet edhe më tutje.Sipas tij, Kosova ka ngecur shumë në ekonomi.
Të njëjtin mendim e ndan edhe një qytetar tjetër.
Idriz Aliaj, hall thotë se e ka ikjen e të rinjëve nga Kosova, për të cilët uron se një ditë do të ketë më shumë vende të punës, e jo të zgjedhin vendet tjera.
Ndryshe, papunësia në Kosovë vazhdon të jetë shumë e lartë. Madje, në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka përqindjen më të madhe të papunëve, me mbi 30 për qind.