970×90
970×90

Qeveria reagon për arrestimin e Krasniqit, shpreson “të mos ketë ndikime”

Qeveria reagon për arrestimin e Krasniqit, shpreson “të mos ketë ndikime”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është ministri i parë i Qeverisë Kurti i cili ka reaguar për arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, shkruan Paparaci.

Arrestimi i Krasniqit ndodhi të mërkurën nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimet se ka shpërdoruar detyrën e tij zyrtare.

Çeku, i ftuar mbrëmë në ATV ndonëse u shpreh se nuk ka shumë informacione për këtë ngjarje, megjithatë shtoi se shpreson që po vazhdojnë veprimet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

Ndër të tjera, i pari i MKRS-së tha se dëshiron të beson që organet e drejtësisë dhe hetuesisë ta kryejnë punën e tyre pa pasur ndikim nga jashtë.

“Të kisha pak më shumë informacion dhe mundësinë me u konsultu me kuptu saktë se çfarë po ndodh në këtë dikaster, mbase edhe e kisha transmetu atë shqetësim. Dua të besoj që është puna e organeve të drejtësisë, hetuesisë që po e krynë punën e tyre anti-korrupsion dhe nëse është e tillë, nëse nuk ka ndikime aty se çfarëdo lloj keqpërdorimi i detyrës zyrtare. Jam shumë i lumtur që vazhdojnë veprimet për ta luftuar korrupsionin, kushdo që është target në këtë rast”, shtoi ai, teksa pati disa fjalë edhe për opozitën parlamentare.

“Opozita është totalisht jo fer kur e citon një raport të Departamentit amerikan të Shtetit që e vlerëson situatën në Kosovë ku diku e përmend korrupsionin në qeverisje, por referenca është në rastin e ish-ministrit të Bujqësisë dhe disa arrestime që kanë ndodhur në rastin e keqpërdorimit të subvencioneve”, theksoi Çeku, transmeton Paparaci.

Krasniqi, me urdhër të Prokurorisë Speciale është dërguar dje në mbajtje për 48 orë. Arrestimi i tij ka nxitur reagime e debat të shumtë në Kosovë.

Për dallim nga Çeku, disa deputetë të LVV-së duke përfshirë këtu Arbër Rexhajn e Adnan Rrustemin, i kanë dalë në mbrojtje drejtorit të KEK-ut kurse janë vërë në sulm karshi kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Related posts