
Qeveria e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e radhës.
Gjatë kësaj mbledhje, qeveria ia ka vazhduar mandatin Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë.
Është aprovuar edhe procesverbali i mbledhjeve 93 dhe 94 të Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve rreth 57 mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.