
Qeveria në detyrë e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e 60-të.
Në këtë mbledhje ekzekutivi ka ndarë 2 milionë e 800 mijë euro për Radio Televizionin e Kosovës për periudhën Janar – Mars.
“Me vendimin e miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme, janë ndarë mjete financiare në vlerë prej dy milionë e tetëqind mijë euro (2,800,000,00 €), që përfaqëson shumën tremujore të ndarjes buxhetore për vitin 2021, për periudhën Janar – Mars 2021, për Radio Televizionin e Kosovës. Kjo shumë e ndarë për RTK-në do të jetë subjekt i rishikimit nga Komisioni përkatës për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Republikës së Kosovës, menjëherë pas themelimit të tij. Nëse ky komision konsideron se këto ndarje nuk janë të pranueshme, obligohet Thesari i Republikës së Kosovës që të bëjë ndalesën dhe të kompensojë këtë shumë nga tremujorët vijues, me qëllim që vetëm shuma e aprovuar nga Komisioni të mund të shpenzohet dhe arsyetohet brenda vitit fiskal 2021 nga RTK”, njofton Qeveria e Kosovës.