970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Qeveria ndalon të gjitha tubimet publike, vendos edhe për fitneset

Qeveria ndalon të gjitha tubimet publike, vendos edhe për fitneset

Qeveria e Kosovës ka bërë publike masat e reja për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.

Qeveria e Kosovës në masat e reja ka paraparë ndalimin e grumbullimit të qytetarëve në numër prej më shumë se pesë personash në sheshe publike, parqe dhe të tjera, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, sipas vendimeve të reja janë ndaluar të gjitha tubimet publike, duke përfshirë edhe ahengjet familjare private.

Sipas vendimeve të reja gjithashtu janë ndaluar veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive.

Por, në këtë vendim janë lejuar të punojnë fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Lexoni më poshtë vendimet 6, 7, 8 dhe 9 të qeverisë së Kosovës: 

6.    Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, në parqe etj.

7.     Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.

8.    Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj.

9.      Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Related posts