970×90
970×90
970×90
970×90

Qeveria merr vendim për ndërtimin e Kompleksit rezidencial qeveritar

Qeveria merr vendim për ndërtimin e Kompleksit rezidencial qeveritar

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat do të preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Rezidencial Qeveritar” në zonat kadastrale të Prishtinës dhe Graçanicës.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka njoftuar kabinetin qeveritar me situatën financiare dhe të projekteve zhvillimore të Qeverisë.

Në prezantimin e tij, ministri Hamza ka përmendur treguesit makroekonomik zhvillimor dhe trendët e zhvillimit të tyre, që paraqesin rëndësi për zhvillimin e vendit.

Ai ka theksuar nevojën e disiplinës financiare për të ruajtur trendët pozitive të zhvillimit në Kosovë, por ka theksuar edhe sfidat që paraqiten në këto zhvillime.

Related posts