
Qeveria maqedonase e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar personat që humbën jetën tragjikisht pas djegies së diskotekës në Koçan.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme, pas ngjarjes tragjike në komunën e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën ndërsa 155 persona morën lëndimet të rënda, qeveria mori vendim për shpalljen e 7 ditëve zie në mbarë vendin.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftim.
Në diskotekën “Pulse” që dikur kishte qenë një depo qilimash në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mbrëmë gjetën vdekjen 59 të rinj, ndërsa deri tani raportohen të jenë 155 të tjerë të lënduar,