970×90
970×90

Qeveria Kurti ndanë 5 milonë euro për subvencionimin e naftës për bujqit

Qeveria Kurti ndanë 5 milonë euro për subvencionimin e naftës për bujqit

“Sot duke mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, Qeveria e Republikës së Kosovës do të subvencionojë çmimin e naftës për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro, andaj prej 36 cent për litër do të subvencionohet nafta për të gjitha kulturat, “ tha Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në konferencë për medie.

 

Bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, kryeministri foli për programet e subvencionimit për bujqit që do të shpallen në këtë muaj, pra në muajin mars.

 

Buxheti i paraparë për kategorinë e subvencioneve për këtë vit ka qenë 31 milionë euro. Përtej planifikimeve tona fillestare, ky buxhet tashmë ka një rritje prej 41 për qind apo afro 20 milionë euro më shumë, e që në total i bie afër 50 milionë euro, tha kryeministri.

 

Ai theksoi se të gjitha këto për qëllim kanë rritjen e rendimentit që i përket kërkesës vendore për konsum dhe e zëvendëson nevojën për import të lartë, po aq edhe sa avancimin e sektorit të bujqësisë si një prej sektorëve me potencial të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Related posts