970×90
970×90
970×90
970×90

Qeveria jep edhe 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Qeveria jep edhe 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

 

Për herë të dytë Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë të parave për shërimin e Ish-kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Qeveria e Kosovës tani ka ndarë afro 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit, kështu u mor vendim në mbledhjen e Qeverisë e kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Bujar Bukoshi është i sëmurë nga një sëmundje e rëndë, Qeveria ka mbuluar një pjesë por ka mbetur edhe një tjetër pjesë tani, propozoj që t’i ndahet shuma prej 30 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kujtojmë se edhe më herët Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për ndarjen e 90 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve të shërimit të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.

Bujar Bukoshi ishte më herët edhe kryeministri i Kosovës në ekzil, ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendëskryeministri në Kosovën e pavarur.

Related posts