Qeveria e Greqisë nuk pranuar emrin e ri që është propuzar “Republika Ilindenska Makedonija”, ajo ka refuzuar propozimin që ka bërë kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Emri u bë i ditur nga vetë kryeministri Zaev pas një takimi që kishte me lidëret partiak atje, ku dhe kishte treguar emrin e ri.
Por, me emrin që është propozuar nga Zaev duket se nuk po pajtohet Qeveria e Greqisë, ajo nëpërmjet kabinetit të kryeministrit grek Aleksis Cipra, ka lëshuar komunikatë në të cilën thuhet se fqiu i tyre duhet të gjejë propozim me përcaktim gjeografik.
“Përshëndesim atë që pala e Maqedonisë ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje pa “erga omnes”, gjegjësisht për gjitha përdorimet. Gjithsesi, ne inkurajojmë fqiun tonë të vazhdojmë të punojmë që së bashku të gjejmë emër të pranuar me përcaktim gjeografik, siç është propozuar nga ana e ndërmjetësuesit të OKB-së Mattew Nimetz”, thuhet në njoftimin e Cipras.
Tsipras ka informuar edhe partitë tjera parlamentare greke, për emrin e propozuar, por nuk ka marrë mbështetje.
Gjitha partitë opozitare kanë refuzuar propozimin “Republika Ilindenska Makedonija” duke thënë se me këtë emër nuk largohet irredentizmi./gazetametro.net