970×90
970×90
970×90
970×90

Qeveria fut në karantinë edhe katër komuna tjera

Qeveria fut në karantinë edhe katër komuna tjera

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/ banesave të tyre edhe në disa komuna të tjera.

Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Shtërpcë qytetarëve u ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

“Është miratuar edhe vendimi për ndërmarrjen e masave për qarkullimin e personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat në: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu theksohet se përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia.

Related posts