
Shtatë masa me vlerë prej 17.8 milion euro janë pjesë e pakos së gjashtë të masave ekonomike që u miratuan sot në seancën e Qeverisë. Gastronomët, sektori i turizmit dhe mediat do të marrin ndihmë për menaxhimin e pasojave të pandemisë. Planifikohet që sektori i gastronomisë të marrë një ndihmë prej 30 për qind të pakthyeshme si mesatare e nxjerrë nga të ardhurat që ata kishin në dy vitet e fundit. Sektori i turizmit do të marrë 50 mijë PCR teste falas për turistët e huaj dhe agjencitë e udhëtimit do të marrin grante nga 2,000 deri në 5,000 euro. Përmes Bankës Zhvillimore, mediat do të keni mundësinë të aplikojë për kredi pa interes.