970×90
970×90

Qeveria e Kosovës duhet të marr model të Shpend Ahmeti si ndihmohen bizneset në kohë krize

Qeveria e Kosovës duhet të marr model të Shpend Ahmeti si ndihmohen bizneset në kohë krize

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për fondin i cili do të shpërndahet për biznese në vlerë prej 5 milion euro i cili do të filloj zbatimin nga data 23 nëntor, shkruan Gazeta Projekti. Siq njofton kryetari Ahmeti qëllimi i grantit nuk është luftimi i joformalitetit, prandaj nuk kërkojmë dëshmi të tatimeve të paguara e punëtorëve të regjistruar. Ky po shihet të jetë një lajm i mirë sepse Qeveria e Kosovës shumë biznese nuk iu ka dal ndihmë duke e marr për bazë deklaratën vjetore të bizneseve e cila nuk është deklaruar më kohë.

Lajmi i plotë:

Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej të hënës me 23 nëntor. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.

Aplikimi është i thjeshtë, do të jetë online dhe do të jetë i hapur për 10 ditë. Komuna e Prishtinës ka shumë biznese dhe ky fond mund të jetë vetëm një copëz e vogël e humbjes por Prishtina me të gjitha kapacitetet do të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë, me shpresën që së shpejti do të kemi pako të tjera nga shteti. Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.

Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Qëllimi i grantit nuk është luftimi i joformalitetit, prandaj nuk kërkojmë dëshmi të tatimeve të paguara e punëtorëve të regjistruar. Megjithatë, veprimtaria e biznesit që aplikon duhet të jetë në listën e veprimtarive të ndaluara gjatë këtij viti apo në veprimtaritë që indirekt janë prekur negativisht nga mbyllja. Ndarja e fondeve do të jetë transparente, dhe meqenëse aplikimi është online, procesi mund të monitorohet nga organet e Komunës, Ekzekutivi dhe Kuvendi Komunal në çdo kohë.

Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju. Në kohë normale, përmes projekteve e shërbimeve, e në kohë krize përmes subvencioneve e ndihmave direkte.

Related posts