![Qeveria do të shpërndajë gjysmë milioni maska falas për qytetarët](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/07/Capture-60.jpg)
Qeveria e Kosovës do të bëjë shpërndarjen e disa maskave falas për qytetarët e Kosovës nëpër komuna.
Kjo u bë e ditur nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duart e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Zemaj.
Ndërsa zëvëndes kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri njoftoi se nga Jordania kanë ardhur një numër i konsiderueshëm i maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse.
“Kanë ardhë gjysmë milioni maska, gel dezinfektues e mantile”, ka thënë Tahiri.