Nëse dëshironi t’i gëzoni në maksimum vlerat ushqyese të pemëve dhe perimeve, atëherë nuk duhet t’ua hiqni lëvoren. Madje as kungullit. Të paktën këtë mesazh e përcjell dietologu Themis Chryssdis, i cili thotë se e kupton që është e vështirë të hahet një perime me lëvore.
Përfitimi më i madh i ngrënies së perimeve dhe pemëve të paqëruara janë fibrat e patretur që i përmbajnë. Fibrat e patretur ndihmojnë në zvogëlimin e absorbimit të kolesterinës dhe na ndihmojnë të qëndrojmë të ngopur për më gjatë – gjë e cila është e rëndësishme për nivelet e energjisë dhe mirëmbajtjen e peshës.
Me përjashtim të qepës, Chryssidis thotë se rrallë që ekziston ndonjë perime që nuk mund të hahet pa e qëruar – po pra, duke përfshirë karotat e patatet. “Shumë njerëz nuk kanë aftësi të mira me thikë dhe grirja e perimeve shpeshherë merr kohë. Prandaj edhe them: Mos i qëroni, mbani nutrientët, mbani fibrat dhe kursejeni kohën! Mjafton t’i pastroni mirë para se t’i konsumoni”, shton ai.