970×90
970×90

Qendra e Studentëve ka një njoftim për studentët në konvikte që agjërojnë

Qendra e Studentëve ka një njoftim për studentët në konvikte që agjërojnë

Qendra e Studentëve ka dalë një njoftim për studentët që banojnë në konvikte e që agjërojnë, duke thënë se në bazë të rregulloreve të brendshme, nuk lejohet asnjë organizatë apo institucion që të përgadis dhe servojë ushqime për studentët, raporton Express.

Sipas QS’së, përgjegjëse për përgatitjen dhe servimin e ushqimit për studentët është vetëm Mensa e Studentëve.

Thonë se në ditët në vijim do të bëjnë zgjidhje edhe për ushqimin e syfyrit.

“Duke pas parasysh ndjeshmërine e përgaditjes dhe servimit të ushqimit, si dhe duke marre për bazë kontrollimin dhe monitorimin që bëhet nga institucionet e specializuara (AVUK, IKSHPK, etj ) dhe rekomandimet qe i marrim nga keto institucione, përgjegjëse për përgaditjen dhe servimin e ushqimit per student është vetëm Mensa e Studenteve .

Andaj në ditët vijuese menagjmenti i Qendrës së Studentëve do të ndërmarr hapa për të ofruar një zgjedhje për studentët agjerues në kohën e Syfyrit”, thuhet në njoftim./Express

Related posts