Në Gjykatën Themelore të Pejës ka vazhduar sot dhënia e fjalëve përfundimtare për vrasjen e Agonis Tetajt.
Gazetarja e Nacionales, Eriola Cacaj, e ka përcjellur gjykimin dhe më vonë do të publikojë videon e përmbledhur të gjithë seancës.
Megjithatë, diçka që mori vëmendje ishte një fjalim i bashkëshortes së Agonisit, Albesa Cacajt.
Kjo e fundit mohoi të ketë kërkuar 600 mijë euro dëshmpërblim, ashtu siç ishte thënë nga avokati i viktimave në seancën e fundit.