970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Që 35 vjet pjesë e LDK-së dhe i burgosur si ushtar i UÇK-së – Izet Sadiku jep detaje nga jeta e tij

Që 35 vjet pjesë e LDK-së dhe i burgosur si ushtar i UÇK-së – Izet Sadiku jep detaje nga jeta e tij

Izet Sadiku, kandidat për deputet nga LDK ka dhënë detaje nga jeta dhe karriera e tij.

Sadiku ka thënë se për 35 vite është i përfshirë në politikë, angazhim ky që nisi dhe po vazhdon në LDK.

“Pas një rrugëtimi të gjatë 35-vjeçar në politikë, i cili ka filluar si aktivist dhe kryetar i forumit rinor të LDK-së, së bashku me presidentin historik Ibrahim Rugova, e deri te pjesëmarrja në radhët e UÇK-së, kur u burgosa nga maji e deri në qershor 1999, kam vendosur të hyj në garën per deputet të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Sadiku.

Tutje ai ka përmendur kohën e menaxhimit të pandemisë, kur ishte drejtues i Infektivës.

“Kam shërbyer si zv/ministër i Shëndetësisë, dy herë. Kam qenë drejtor i Klinikës Infektive gjatë kohës së pandemisë, ku së bashku me kolegët e Klinikës, kemi menaxhuar me sukses, situatën e vështirë me COVID-19”, ka shtuar ai.

Related posts