
Rep artisti i njohur nga Kosova i cili jeton në Amerikë, si duket ka ndryshuar strategjinë e tij të operimit artistik, ai i cili deri dje ishte njohur vetëm për këngët e ti të mira duke anashkaluar edhe videoklipet edhe mbrëmjet, tani ka filluar turin e ti të parë të koncertëve.
Por, se çfarë ishte ajo e cila ja mbushi mendjen Viktorit për një qasje të tillë, si duket është vetëm efekti material, pasi tashmë është e njohur se këngëtarët paguhen mirë nga klubet shqiptare, dhe si duket epshi i efektit material ka prekur edhe atë.
Ai, kishte filluar në stadiumin e Mitrovicës me një koncert gjigant,, dhe përtej kësaj, ai me sukes është duke zhvilluar turin e tij.
Kishte filluar me Gjilanin, për të vazhduar, në Ferizaj, Gjakovë, Durrës dhe Vlorë, shkruan gazetaprojekti.com. Ndryshe, Unikkatil njihet si reperi më i mirë duke arritur sukses në çdo element artistikë.