970×90
970×90
970×90
970×90

Qartet Isa Mustafa: Ramush Haradinaj ja ke borgj Kosovës Çakorrin, ktheja

Qartet Isa Mustafa: Ramush Haradinaj ja ke borgj Kosovës Çakorrin, ktheja


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka komentuar aderimin e ish-deputetit Shpejtim Bulliqi nga partia e tij në Vetëvendosje.

Mustafa një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se vendimi i tij për të kaluar në cilën do parti është personal, por konsideron se Bulliqi i ka mbetur borxh Kosovës.

Sipas Mustafës, ai së bashku me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, duhet ta marrin përgjegjësinë për kthimin e kufirit në Zhleb dhe Çakorr

“Është çështje e vullnetit të tij politik, mirëpo Shpëtimi i ka mbetë borxh këtij vendi, çështjen e kufirit me Malin e Zi, ka mbet borxh bashkë me kryeministrin Haradinaj ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb, sepse kanë qenë premtime të mëdha të tyre dhe ato premtime nuk mundet as Bulliqi, as kryeministri t’i mbulojë, njëri me dorëheqje, tjetri me kalim në parti tjetër”.

“Këtë obligim e kanë, për çështje të tjera janë çështje të tyre personale”, ka thënë lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Ish- anëtari dhe deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, është anëtarësuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ishte caktuar nga kryeministri Haradinaj  Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Related posts