Paneli Zgjedhor për Anesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka gjobitur me pesë mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës për vendosjen e materialit propagandistik të fushatës për kandidatin për kryetar të kësaj komune, Përparim Rama.
Vendimi vjen pas ankesës së subjektit tjetër politik Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”
“Pranohet si e bazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me sli në Prishtinë me Anr.604/2021 e datës 29.09.2021 dhe subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës me seli në Prishtinë për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike-vendosja e tendave dhe tavolinave me materiale propaganduese, në rrugët publike për qëllime elektorale të subjektit politik LDK, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumë prej 5 mijë e 100 euro, cilën gjobë detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi nën kërcënim të përmbarimit”, thuhet në vendimin e PZAP.