970×90
970×90

Pyetet nëse është në lidhje me Robert Berishën, Maria Bove jep këtë përgjigjje

Pyetet nëse është në lidhje me Robert Berishën, Maria Bove jep këtë përgjigjje

 

Modelja italiane, Maria Bove, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo pasi u përfol për një lidhje dashurie me këngëtarin Robert Berisha, pas publikimit të një videoje ku shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Maria Bove (Foto: Instagram)

Të shumta kanë qenë pyetjet rreth artistit shqiptar, pasi videoja e tyre u bë virale gjithandej.

“A jeni me Robert Berishën apo ishte vetëm një shaka?”, ka qenë një pyetje drejtuar modeles së famshme.

“Isha e sigurt se kjo do të ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi së bashku”, është përgjigja e Bove.

Maria Bove (Foto: Instagram)

Roberti nga ana tjetër vazhdon të jetë beqar, që pas ndarjes nga bashkëshortja Nora Istrefi.

Related posts