
Presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ai do të zgjasë nga 8 maji deri më 11 maj, tha Kremlini në një postim të bërë në Telegram.
Në një deklaratë thuhet se Putin shpalli armëpushimin “bazuar në konsiderata humanitare” për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ukraina nuk është përgjigjur ende.
Një përkthim i deklaratës thoshte: “Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull”.
“Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive.
Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për bisedime paqeje pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë”.