970×90
970×90

Pushteti nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Pushteti nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Kështu tha dje kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i pyetur për këtë çështje.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë. Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit”, tha Konjufca në Klan Kosova.

I pyetur që të jetë më i qartë në përgjigje, duke e pyetur nëse “po thoni që do të ishte më mirë, sipas jush, të shkonim në zgjedhje pak më herët se të presim përfundimin e mandatit”.

Konjufca e pohoi këtë deklarim.

Se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme pohuan dje edhe nga Vetëvendosje.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, në një konferencë për media bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, tha se Vetëvendosje është e gatshme edhe për zgjedhjet të parakohshme nëse krijohen rrethanat për mbajtjen e tyre.

Ai tha se në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse opozita inicion një mocion mosbesimi, përndryshe Rrustemi tha se VV do të vazhdojë mandatin e saj deri në fund.

“Natyrisht që VV është e gatshme kurdo që krijohen rrethanat për zgjedhjet e parakohshme, sepse këto e kanë një dimension të rrethanave se kur ato krijohen. Kushtetuta e parasheh këto situata. Unë nuk shoh indikacione për një gjë të tillë, nëse ka ndonjë nismë nga opozita për mocion mosbesimi për Qeverinë dhe ka sukses, padyshim që Vetëvendosja do të ishte edhe e gatshme edhe e përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhje. Por, ne vazhdojmë me përkushtim përmbushjen e programit e qeverisës me mandat të plotë, por nëse eventualisht zgjedhjet e parakohshme paraqiten padyshim që ne me përkushtim do t’iu dedikohemi zgjedhjeve të parakohshme”.

Ai u shpreh i bindur se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme do të dalë me rezultat më të mirë sesa më 14 shkurt kur fitoi 51%.

“Edhe nga vlerësimi i opinionit, por edhe nga puna që po bëjmë është po ashtu e dukshme që rezultati i zgjedhjeve të ardhshme do të tejkalojë edhe rezultatin e 14 shkurtit të 2021-ës marrë parasysh faktin që mërgata do të ketë lehtësi të votimit si kurrë më parë nëpërmjet votimit nëpër ambasada e konsullata”.

Për këtë ai tha se këta janë indikatorë të qartë që qeverisja e Vetëvendosje, siç tha ai, e orientuar në prioritetet e saj do të vazhdojë.

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK tash e një kohë janë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje ato kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

AAK ka paralajmëruar mocion mosbesimi, ndërkaq, PDK ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit.

Edhe LDK është shprehur e gatshme për zgjedhje.

Related posts