
Një person në Gjakovë dje pësoi lëndime të rënda në vendin e punës.
I njëjti, siç ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh është rrëzuar nga lartësia dhe ka pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.
Viktima është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe inspektorët e punës.
Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar të cilit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.