970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Punëtorët e RTK-së kërkojnë rritjen e buxhetit

Punëtorët e RTK-së kërkojnë rritjen e buxhetit

 

Sindikata e punëtorëve të RTK-së, përmes një shkrese drejtuar Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar rritjen e buxhetit, shkruan Gazeta Projekti.

Lajmi i Plotë:

 

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga Kuvendi i Kosovës që këtë vit ta shqyrtojë seriozisht rritjen e buxhetit të RTK-së, përndryshe me këtë buxhet do të rrënohet përfundimisht.

Të nderuar deputetë, po ju shkruajmë për të satën herë që ta shqyrtoni seriozisht këtë vit rritjen e buxhetit për transmetuesin e vetëm publik në Kosovë, RTK-në.

RTK aktualisht gjendet në fazën më të rëndë financiare që prej themelimit të saj.

Në RTK nuk ka kushte të punës, ose thënë më mirë janë kushte emergjente të funksionimit.

Tash e 23 vjet jemi duke vepruar në objekte të huaja, të cilat janë të stërvjetruara dhe aspak nuk i plotësojnë kushtet për të punuar.

Është i pamundur investimi në program dhe përmirësimi i përmbajtjes programore në fazën të cilën kemi hyrë.

Kjo kërkesë që po e bëjmë ne, është evidentuar edhe në raportin e progresit, ku jemi transmetuesi i vetëm në rajon me buxhetin më të vogël, rreth 8 milionë euro.

Kërkojmë gjithashtu që të hiqet raportimi tremujor në Kuvend dhe të vendoset të raportohet për gjendjen e RTK-së një herë në vit.

Sindikata ditëve në vazhdim do t`i konkretizojë veprimet për rritjen e buxhetit, sepse sipas ligjit aktual të RTK-së, nuk është duke u ndarë buxhet aq sa i takon RTK-së.

Sindikata për këtë çështje nuk do t`i përjashtojë protestat deri në arritjen e qëllimit për rritje të buxhetit, që edhe ligjërisht i takon RTK-së.

Me respekt,
Kryesia e SPERTK-së
Prishtinë, 09.11.2023

Related posts