
Greva e punëtorëve në aeroportet e Gjermanisë është rritur.
Pas aeroportit të Hamburgut, sot në Gjeramni në grevë janë edhe 13 aeroporte të tjera.
Sipas DW, me thirrje të sindikatës verdi, sot në grevë janë gjithësej 13 aeroporte, ndër to edhe ato në Frankfurt, München, Stuttgart, Köln/Bonn, Düsseldorf, Dortmund, Hannover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle.
Ndërsa në aeroportet Weeze në Karlsruhe ka grevë të pjesshme.
“Sindikata ver.di kërkon rritjen e rrogave prej 8% ose të paktën 350 euro në muaj si dhe disa kushte të tjera, ndërsa punëdhënësit kanë refuzuar deri tani. Negociatat mes tyre për plotësimin e kushteve do të vazhdojnë me 14 mars, por fakt është që sot do të shkurtohen mbi 3.400 fluturime dhe do të dëmtohen rreth 510.000 udhëtarë”, ka shrkaur ai ndër të tjera.