970×90
970×90

Punë, besim dhe sukses, 10 vite nga themelimi i kompanisë “Cima Construction”

Punë, besim dhe sukses, 10 vite nga themelimi i kompanisë “Cima Construction”

Kompania lider e  ndërtimeve “Cima Construction” i ka mbushur 10 vite të operimit në tregun shqiptar. Puna dhe kualiteti i lartë në ndërtime, besimi dhe dëshira e shumë familjarëve që sot ndihen rahat në shtëpinë e tyre, ka qenë çelsi i suksesit për këtë kompani gjigande. Por, çfarë i bënë të suksesshëm drejt rrugëtimit të tyre dhe shumë të veçantë është përshkruar më së miri nga vetë menagjmenti i kompanisë. 

Sot është një dite e re, me diell. Është thuaja se e njëjtë me ditën e 1 marsit 2009, ditën qe e themeluam Cima Construction. 

Ëndrrat i kishim të mëdha por veglat e punës te pakta, e edhe ishim pak ne numër. 

Por Gur mbi gur ishte motoja që na mësoi të lidhemi fuqishëm me njerëzit, punëtorët dhe themelet e çdo vendndërtimi.

Sot teksa kthehemi në kohë shohim se sa me fat kemi qenë që në këtë udhëtim tonin rrugës takuam partnerë, bashkëpunëtorë dhe njerëz fisnikë që na e dhanë besimin të ndërtojmë vatrat e tyre –  kulmet e shtëpive të tyre. 

Teksa kremtojmë 10 vjet të Cima Construction qindra punëtorë tanë janë duke ndërtuar në dhjetëra lokacione vepra te dizajnit dhe arkitekturës moderne.

E nesërmja do të zbardhe me shtëpi të reja për qindra familje anekënd Kosovës.

Ndërtime që janë fryt i punës sonë dhe garance e investimit të tyre.

Sot kremtojmë 10 vjetorin. Por, për Ne, ky është veç fillimi. 

Ju Faleminderit të gjithëve që besuat tek ne.

Në ndërtojmë!

Cima Construction

   Ju faleminderit

Related posts