
Një rast i rëndë ka ndodhur në Gjilan ku dyshohet se logopedi Iljasa Fazliu në ordinancën e tij private ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 5-vjeçare.
Familjarët e kësaj të fundit, brenda një kafeneje në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, kanë sulmuar fizikisht logopedin Fazliu.
Në TikTok janë shpërndarë pamjet nga përleshja mes tyre brenda njërës nga kafenetë atje.
Dy të dyshuarit, familjarët e 5-vjeçares janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net edhe arrestimin e logopedit, Iljasa Fazliu.
Në videon e publikuar sot në media, dëgjohet logopedi nga Gjilani duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.
Në anën tjetër, Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK./Reporteri.net/