
Shumë zyrtarë shtetërorë kanë deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2021, në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
E deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Si pasuri të paluajtshme Kurti e ka deklaruar apartamentin 400 mijë eurosh të bashkëshortes.
Kryeministri Kurti gjithashtu deklaroi se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej 400 euro, derisa bashkëshortja ka të kursyera 23 mijë euro.
Por në të njëjtën kohë në këtë deklarim thuhet se bashkëshortja e Kurtit ka edhe borxhe.
E njëjta ka një kredi në vlerë 290 mijë euro, të cilën e ka në kohëzgjatje prej 25 vitesh, e që thuhet ta ketë marrë për blerjen e apartamentit.
Ndërkohë, Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë në vlerë 250 euro, për tri vite.