![Publikohet pasuria e ambasadorit Martin Berishaj](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/01/BDE53DC4-F70B-4033-A9CE-D96C41BB48DE.png)
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për përfshirje në një afër financiare në Slloveni, sot është mbuluar me dinarë të Serbisë nga një aktivistë i PDK-
Ndonëse dyshohet se është përfshirë në një afër milionëshe, ai ka deklaruar se ka një pasuri modeste.
Në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, Berishaj ka deklaruar se posedon dy banesa.
Njëra prej banesave kap vlerën 180 mijë euro, kurse tjetra ka vlerë 50 mijë euro.
Si pasuri të paluajtshme ai ka deklaruar një parcelë tokë të trashëguar me vlerë 80 mijë euro dhe një shtëpi me vlerë 72 mijë euro.
Kurs, si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar dy vetura, njërën “Audi A8” me vlerë 42 mijë euro, si dhe një “Mercedes” në vlerë 15 mijë euro.
Ambasadori i Kosovës ka treguar se ka 25 mijë euro para të gatshme në bankë.
Pavarësisht dyshimeve të fuqishme që janë shprehur nga medie në Slloveni dhe Kosovë për përfshirjen e Berishajt në një skandal rajonal financiar, ai vazhdon të mbrohet nga kryeministri Albin
Deri me tani ambasadori Berishaj ka të ngritura dy kallëzime penale nga institucionet e rendit në Kosovës. Kallëzimi i parë ka të bëj për fshihej të pasurisë, kurse kallëzimi i dytë ka të bëj për shmangie nga tatimi.
Për të dy rastet tashmë prokuroria ka nisur hetimet.