![Publikohet orari i ri i lëvizjes deri më 1 qershor](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/05/CB214B1B-7B02-4A43-8590-4D78639DA0D9.jpeg)
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit.
Tani qytetarët, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, do të kenë të drejtë dalje dy herë nga dy orë në të njëjtën ditë.
Lehtësimi gradual i masave do të vazhdojë edhe me hapjen e disa bizneseve dhe ndërmarrjeve afariste.
Masat do të jenë në fuqi prej datës 18 maj deri më 1 qershor.
Qarkullimi i qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal, është i ndarë në dy pjesë – 120 minuta mund të lëvizni paradite dhe 120 minuta pasdite dhe nuk do të ketë rotacion.
Në fazën e dytë fillojnë;
Tregtia me pakicë (plotësisht),
Dentistët dhe Fizioterapeutët,
Floktarët dhe Sallonet e ondulimit,
Tregu i Gjelbër,
Gastronomia (merre me vete),
Transporti Hekurudhor,
Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta),
Qendrat e thirrjeve (me listat e stafit esencial),
Hapja e Muzeve dhe Galerive. /Lajmi.net/
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/05/1-158.jpg)
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/05/2-34.jpg)
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2020/05/3-12.png)