
Përveç lidhjes së Beartit me Tean jashta emisionit është publikuar edhe një nen i kontratës të cilën konkurrentët duhet ta firmosin.
Ishte Andi, ai i cili bëri publike se nuk ka guxuar të flas se emisioni është skenar pikërisht për shkak të kontratës.
Së fundi, po qarkullon një pjesë e kontratës ku shkruan se në rast nuk respektohen rregullat njëri nga dënimet është me gjobë 5 mijë euro me pretekstin se i është prishur imazhi emisionit.
Në foton që qarkullon është vetëm neni 5 i kontratës.
Ndryshe, ende nuk ka ndonjë reagim publik nga autorët e emisionit për ndodhitë e fundit.