970×90
970×90

Publikohet fjalimi i Rugovës para gazetarëve pas masakrës së Prekazit

Publikohet fjalimi i Rugovës para gazetarëve pas masakrës së Prekazit

Është publikuar fjalimi i Presidentit Ibrahim Rugova që e kishte dhënë më 1998 pas masakrës së Prekazit mbi familjen Jashari.

Ky fjalim është publikuar sot kur po përkujtohet Presidenti Rugova në rastin e ndërrim të jetës së tij 17 vjet më parë, në KlanKosova emisioni “FAKTE me Adnan MEROVCIN” i është kushtuar në tërësi jetës dhe veprës së tij.

Gjatë këtij fjalimi Rugova dëgjohet t’i kishte bërë thirrje përsëri bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masa preventive në Kosovë

Ataku i djeshëm i forcave policore ushtarake serbe në Drenicë mbi popullatën civile solli edhe rreth 20 viktima të reja. Sot kemi informata se vazhdon sulmi në fshatin Prekaz. Kjo është masakra e dytë gjatë javës mbi popullsinë e Drenicës dhe të Kosovës. Siç e dini në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm. Këto sulme mbi regjionin e Drenicës janë pjesë e programeve për spastrimin etnik të Kosovës. Dënojmë ashpër atakun e djeshëm me pasoja të përgjakshme. Kërkojmë ndërprerjen urgjente të këtyre sulmeve të vdekjes”, dëgjohet të ketë thënë Rugova.

Në këtë fjalim, Rugova kishte bërë thirrje gjithashtupresidentit Clinton, kryeministrit britanik Tony Blair, presidentit Shirak që të bëjnë krejt çka është e mundur që ta shpëtojnë popullin e Kosovës.

Fjalimin e plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=b-2rNFr5YdA

Related posts