
Kishte diskutime të shumta rreth asaj se nëse spiuni I.M. që kishte bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit në periudhën e komunizmit ishte ish-presidenti Meta apo jo.
Megjithatë, Illyridium Media Group ka publikuar dosjen e plotë, e ku mësohet se anëtari respektiv i sigurimit është Ilir Meta, ish-presidenti shqiptar, të cilit i skadoi mandati vetëm pak muaj më parë.
Në dosjen e siguruar nga mediumi në fjalë, vërtetohet se Meta ose Metaj ka qenë bashkëpunëtor me Sigurimin e Shtetit në kohën e diktaturës.
Përmes kësaj dosje faktohet se Meta ka shërbyer si “bashkëpunëtor” dhe tradhtonte miqtë e tij, duke dekonspiruar planet që kishin këta të fundit.
Në dosje shkruhet se Meta ka denoncuar për shokun e tij Filip Talo i cili donte të arratisej nga vendi, ku më pas bie në grackë për të përfunduar në fund dhe ai një spiun me pseudonimin ‘Drita’ duke u shantazhuar dhe ndjerë në kurth nga dy shokët e tij Ilir Murati dhe Ilir Metaj.