
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 86 centë, për benzinë 1 euro e 74 centë, derisa për gaz është 78 centë.
Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.

Çmimet janë të njëjta me ato të ditës së djeshme.
Ky vendim është marrë bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Nafrës dhe Katrburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse.