Prezantuesja dhe modelja shqiptare, Arbnora Ademaj, prej disa ditësh është duke qëndruar në Turqi.
Kjo pasi ka nisur punën për projektin e radhës, siç bëri të ditur vitin e kaluar se do jetë pjesë e një seriali turk.
Në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale, bukuroshja shqiptare tregon se kanë nisur xhirimet e këtij seriali dhe se ka ndarë me ndjekësit disa prapaskena.
Në një moment, Ademaj është duartrokitur nga kolegët të cilët duket se e kanë pëlqyer punën e 32 vjeçares.
Në po të njëjtin postim, Arbnora ka falënderuar bashkëpuntorët që e ndihmuan të jenë pjesë e projektit e po ashtu u shpreh se ndihet shumë e lumtur.
Muaj më parë, mediet në Turqi raportuan edhe për një bashkëpunim të artistes shqiptare me aktorin Kenan Imirzalioglu, i cili për audiencën shqiptare njihet si “Mehmet Kosova”.
Në vazhdim presim të shohim për rolin dhe paraqitjen e ish-Miss Kosovës.